Gorenje BHP643ORAW - Manuel d'utilisation - Page 19

Table des matières:
SQ - OXHAK THITHËS
SQ 111
SQ - OXHAK THITHËS
Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për
pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi rregullave të përshkruara në këtë manual.
Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Oxhaku mund të ketë pamje të ndryshme nga ajo e paraqitur në skemat e këtij libërthi , gjithësesi
udhëzimet për përdorimin, mirëmbajtjen dhe instalimin janë të njëjtat.
!
Është e rëndesishme të ruani këtë manual në mënyrë që të keni mundësi të konsultoheni me të
në çdo moment në rast paqartësie. Në rast shitjeje, dhurimi, ose shpërnguljeje sigurohuni që të
shoqërojë produktin.
!
Lexoni me kujdes udhëzimet. Ka informacione të rëndësishme.
!
Mos bëni ndryshime elektrike ose mekanike mbi produktin ose kabullin e shkarkimit.
!
Para se te fillohet montimi aparatit duhet te verifikohet se te gjithe pjeset nuk jane te demtuara. Ne
rast te kundert kontaktoni shitesin dhe mos filloni ta montoni.
Shënim:
Detajet e shënuara me simbolin “{*}” janë aksesorë të mundshëm me të cilët pajisen vetëm disa
modele ose detaje që nuk janë dhënë, por duhen blerë.
VËREJTJE
Kujdes!
Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin.
Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr
spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të banesës.
Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike,
shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt
duhet të mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri përgjegjshëm për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË
oxhakun nëse rrjeti filtrave nuk është montuar siç duhet!
Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se janë të
këshilluara posaçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera
djegëse, ambjenti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.
Ajri thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me
djegje gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut
thithës.
Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet
patjetër. Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast
tejnxehjeje të vajit. Kur suprina është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen.
Për sa përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të
zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.
Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke
respektuar rregullat e përshkruara në këtë manual)
Moszbatimi këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës
përbën rrezik zjarri. Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të
mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi rregullave
të përshkruara në këtë manual.
Kjo pajisje është e pajisur me shenjën dalluese sipas direktivës evropiane 2012/19/CE për pajisjet
elektrike dhe elektronike (waste electrical and electronic equipment- WEEE).
Duke kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes, ndihmoni në shmangjen e pasojave negative që
mund të dëmtojnë ambjentin dhe shëndetin në rast përpunimi jo të duhur të pajisjes.
Shenja e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin përkatës, tregon se pajisja nuk mund
të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Kështu ajo duhet të grumbullohet në qendrën e përcaktuar
për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Per eliminimin e pajisjeve te tilla duhet të
zbatohen rregullat vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.
„Téléchargement du manuel“ signifie que vous devez attendre que le fichier soit complètement chargé avant de pouvoir le lire en ligne. Certains manuels sont très volumineux, et le temps de chargement dépend de la vitesse de votre connexion Internet.
Résumé
FR - HOTTE FR 44 FR - HOTTE Suivre impérativement les instructions de cette notice. Le constructeur décline toute responsabilité pour tous les inconvénients, dommages ou incendies provoqués à l’appareil et dûs à la non observation des instructions de la présente notice. Cette hotte prévue pou...
FR 47 FONCTIONNEMENT Utiliser la puissance d’aspiration maximum en cas de concentration très importante des vapeurs de cuis- son. Nous conseillons d’allumer la hotte 5 minutes avant de commencer la cuisson et de la faire fonction- ner encore pendant 15 minutes environ après avoir terminé la cuisson....
FR 48 Les boutons T7 et T8 ne sont pas visibles à ce stade (sur certains modèles). Ils sont visibles unique- ment comme décrit dans la section de fonctionnement du manuel. La distance approximative du bouton T7 de T6 est de 16 mm et la dis- tance du bouton T8 de T7 est de 26 mm. Réglage des...
Autres modèles de hottes de cuisine Gorenje
-
Gorenje BHI611AS
-
Gorenje BHI611ES
-
Gorenje BHI681EB
-
Gorenje BHI681ES
-
Gorenje BHI911AS
-
Gorenje BHP 643
-
Gorenje BHP623E10X
-
Gorenje BHP623E11B
-
Gorenje BHP623E11W
-
Gorenje BHP623E12X