Skil 750 - Manuel d'utilisation - Page 21

138
7
Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme
8
Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
9
Transformatori izolues me siguresë ndaj defekteve
(burimi i energjsië ndahet automatikisht nga dalja e
transformatorit)
0
Fikje automatike kur karikuesi nxehet shumë (siguresa
termike shpërthen dhe karikuesi bëhet i papërdorshëm)
!
Polariteti i gabuar i lidhjes së karikuesit mund të
shkaktojë një rrezik (karikojeni baterinë vetëm me
karikuesin e përfshirë)
@
Mos e hidhni karikuesin bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
#
Mos e hidhni baterinë bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
$
Teknologjia NiMH siguron më shumë energji në një
mënyrë me më pak ndotje për mjedisin
PËRDORIMI
• Karikimi i baterisë
%
- bateria e veglave të reja nuk është plotësisht e
karikuar
! hiqeni baterinë A nga karikuesi B pasi të
përfundojë periudha e karikimit duke zgjatur
kështu jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë
E RËNDËSISHME:
- pas 3 orësh, karikimi do të përfundojë dhe bateria
mund të përdoret,
edhe nëse drita e kuqe mund të
jetë ende e ndezur
(drita e kuqe mund të kërkojë më
shumë se 3 orë për t’u fikur)
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
- mos karikoni në temperatura nën 0°C dhe mbi 40°C;
kjo gjë do të dëmtojë rëndë baterinë si dhe karikuesin
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
! një bateri që është e re ose nuk është përdorur
për një periudhë të gjatë nuk e zhvillon
kapacitetin e saj të plotë deri pas afro 5 ciklesh
karikimi/shkarikimi
- mos e karikoni vazhdimisht baterinë pas vetëm disa
minutash përdorim; kjo gjë mund të rezultojë në ulje të
kohës së përdorimit dhe të rendimentit të baterisë
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të
veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
• Çelësi i sigurisë i ndezjes/fikjes
^
Parandalon ndezjen aksidentale të veglës
- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë C
2
dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit D
2
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit D
- largojeni veglën nga zona e prerjes para se ta fikni
! pas fikjes së veglës, thika vazhdon të rrotullohet
për disa sekonda
• Ndërrimi i thikave
&
! hiqeni gjithmonë baterinë nga vegla
! mbani doreza mbrojtëse
- kthejeni veglën përmbys
- butoni i lëshimit me shtypje E
- rrëshqisni kapakun mbrojtës F në të njëjtin drejtim me
shigjetën e printuar në kapak dhe ngrijeni nga
mbajtësja
! kini kujdes kur të ngrini kapakun mbrojtës;
sidomos thika e krasitjes së shkurreve mund të
bjerë papritur
- hiqeni thikën G ose H dhe montoni thikën e duhur si
në ilustrim
- vendosni përsëri kapakun mbrojtës F dhe rrëshqiteni
drejt thikës deri sa të zërë vend
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
*
- mbani një pozicion të qëndrueshëm të punës
- mbajeni dorën tjetër larg nga thikat e prerjes
• Prerja e shkurreve
(
- prisni anët e shkurreve në fillim (nga poshtë lart) dhe
më pas pjesën e sipërme
- prisni anën e shkurreve në një mënyrë të tillë që të jetë
pak më e ngushtë lart
- përdorni një sharrë dore ose gërshërë krasitëse për të
prerë degët më të trasha
- thika e krasitjes së shkurreve H si dhe thika e krasitjes
së barit G mund të përdoren për krasitjen e gardheve
• Krasitja e barit dhe e shkurreve
)
- kur prisni barëra të gjatë, punoni me faza nga sipër
dhe kryeni prerje të vogla
- për rezultate optimale në prerje, prisni vetëm barëra të
thatë
- mbajeni veglën larg nga objektet e forta për të mbrojtur
thikat prerëse nga konsumi i tepërt
- thika e krasitjes së barit G mund të përdoret gjithashtu
për krasitjen e shkurreve
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Për prerjen e shkurreve në nivel uniform të lartësisë
- lidhni një spango përgjatë gjatësisë së shkurreve në
lartësinë e dëshiruar
- prisni shkurret pikërisht mbi këtë spango
• Koha e rekomanduar për prerjen/krasitjen (Evropa
Perëndimore)
- prisni shkurret gjetherënëse në qershor dhe në tetor
- prisni shkurret me gjelbërim të përhershëm në prill dhe
në gusht
- prisni halorët dhe shkurret e tjera me rritje të shpejtë
çdo 6 javë nga maji deri në tetor
MIrËMBAJTJA / sHËrBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajini të pastra veglën, karikuesin dhe thikat prerëse
! hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë para
pastrimit
! hiqeni gjithmonë baterinë para pastrimit
- pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni
produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni të çarat e ajrosjes J
2
rregullisht me një furçë
ose me ajër të ngjeshur
- pas përdorimit, gjithmonë pastroni me kujdes dhe
lubrifikoni pak thikat prerëse
! mbani dorashka kur manovroni ose pastroni
thikat prerëse
„Téléchargement du manuel“ signifie que vous devez attendre que le fichier soit complètement chargé avant de pouvoir le lire en ligne. Certains manuels sont très volumineux, et le temps de chargement dépend de la vitesse de votre connexion Internet.
Autres modèles de débroussailleuses Skil
-
Skil HT4221-10
-
Skil HT4222B-10